Shqiptari gjendet i vdekur, policia arreston vajzën 18-vjeçare të akuzuar për vrasjen e tij (FOTO)

25/09/2020 - 21:41

Një krim i rëndë ka tronditur Zvicrën. Për këtë ngjarje shkruajnë mediat më të mëdha në vend. Ngjarja tronditëse u regjistrua në një familje shqiptare me origjinë nga Kosova.

Pas një sherri në familje, vajza 18-vjeçare ka qëlluar për vdekje babanë e saj 47-vjeçar. Sipas gazetës më të madhe zvicerane, Blick, gjithçka u mësua në orën 7 të mëngjesit, kur në polici u raportua për një sherr të dhunshëm në një apartament në Cyrih.

Në vendin e ngjarjes, shërbimet e emergjencës gjetën një burrë të plagosur rëndë dhe dy femra të plagosura. Sipas policisë, bëhej fjalë për babanë, mamanë dhe vajzën e tyre.

47-vjeçari Valentin T. nuk mbijetoi dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Dy femrat, nëna Marina T. dhe vajza Jasmina T. u dërguan në spital.

Policia ka konfirmuar se vajza ka hapur zjarr ndaj babait. Se si ka ndodhur sherri, kjo nuk është sqaruar akoma. Jasmina është arrestuar.

Djali i familjes, Florini tha për gazetën: “Nuk di asgjë. Është më e keqja që mund të ndodhte. U largova nga shtëpia herët në mëngjes. Përpara se të ikja, putha babanë”. Më pas ai shkoi të takonte xhaxhanë në burg.

Viktima ishte larguar nga Kosova drejt Zvicrës kur ishte 17 vjeç. Ai kishte kryer punë të ndryshme. Së fundmi bashkë me gruan kishte ngritur një kompani makinash.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri, si pasojë e një konflikti.

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Asti, Itali, ku një shqiptar është qëlluar me armë.

Një shtetase britanike është kapur me 21 mijë e 900 paund të padeklaruara në Rinas.

Një makinë ka dalë nga rruga në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë. Sipas policisë, automjeti tip BMW drejtohej nga 19-vjeçarja E.D.

Një shqiptar i arrestuar pak ditë më parë në Itali, i akuzuar për tentativë përdhunimi ndaj një vajzë të re është dënuar.

Policia Kufitare kap dhe vë në pranga një shtetas turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania.

Dy makina janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në Vlorë. Mësohet se dy automjetet ishin në parkim në lagjen “Pavarësia”.

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Kufitare.

Finalizohet operacioni antidrogë “Koordinata” nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë

Policia italiane ka arrestuar të premten një 29-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet per trafik kokaine. Mediat vendase bëjnë me dije se 29-v