Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Romë të Italisë, ku një shqiptar ka goditur me thikë një italian.

Pas një konflikti verbal në një piceri, 23- vjeçari shqiptar e godet me thikë italianin duke e lënë të plagosur.

Policia ka arritur të arrestojë të riun shqiptar, si dhe u shoqëruan 4 italianë dhe 2 shqiptarë të tjerë të cilët ishin përfshirë në sherr.

Ndërkohë, i plagosuri u dërgua në spital dhe gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën.