Një shqiptar në Itali përfundon në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. “La Repubblica” shkruan se 46-vjeçari ka rënë nga një ballkon rreth 4 metra të lartë, pas debatit me bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur natën e shkuar pak para orës orës 01:00, kur shqiptari ishte në banesë me gruan dhe vajzën në Andorno Micca në Biellese.

Në gjendje të alkoolizuar, ai filloi të grindej dhunshëm me gruan duke bërë shkatërrime të orendive.

Ai theu disa pjesë të mobiljeve, pastaj xhamat dhe në fund kur mbërritën karabinierët, u mbyll në një dhomë.

Në atë moment, me siguri në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit, ai shkoi në ballkon ku rrëshqiti dhe ra nga kati i dytë.

Shqiptari u dërgua në spitalin Biella, ku ruhet nga karabinierët, të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të rastit.