Një shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në Itali gjatë një aksidenti me motor të dielën në autostradën A29, Palermo.

Viktima është 47-vjeçari Fatmir Halili, i cili humbi kontrollin e motorit "Honda Hornet" dhe u përplas në tokë dhe për pasojë nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Deri më tani nuk dihen shkaqet pse Halili humbi kontrollin e motoçikletës. Siç raportojnë mediat, për shkak të aksidentit, autostrada mbeti e bllokuar deri sa autoritetet mundësuan lirimin e saj. Fatmir Halili jetonte prej 28 vitesh në Sciacca, ku punonte si murator. 47-vjeçari ishte i divorcuar dhe prind i tre fëmijëve. 

Mësohet se të afërmit e tij jetojnë në Shqipëri dhe pritet të shkojnë në Sciacca në orët në vazhdim për të organizuar funeralin e të ndjerit. Shqiptari ishte i pasionuar pas motorave. Ai bënte pjesë në një klubi motoçiklistësh të quajtur “I Turbolenti”.