Një 47-vjeçar shqiptar në Greqi ka humbur jetën tragjikisht, teksa po luante futboll në plazh. Ngjarja ka ndodhur në zonën Arvi në ishullin e Kretës.

Sipas mediave vendase, shqiptari humbi ndjenjat papritur dhe u rrëzua në tokë. Në ndihmë të tij shkoi edhe mjeku që ndodhej aty pranë, për t’i dhënë ndihmën e parë deri sa të mbërrinte ambulanca. 47-vjeçari u dërgua në qendrën shëndetësore, por fatkeqësisht aty u konstatua vdekja e tij.

Viktima kishte ndërruar jetë rrugës për në urgjencë. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, jetonte dhe punonte në atë zonë. Ai njihej si person i dashur dhe i sjellshëm me të tjerët dhe gëzonte respektin e banorëve të komunitetit.

Pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së të ndjerit.