Ata ishin në gjumë kur një shqiptar me makinën e tij “Ford Focus” përfundoi drejt e në shtëpinë e tyre, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke tmerruar personat që ndodheshin brenda.

Shqiptari E. Prendaj i cili kishte shkuar ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, goditi fillimisht dy automjetet e familjes së Craig Collins që ndodheshin të parkuara jashtë. Përplasja ishte kaq e fortë sa një prej automjeteve u përplas me shtëpinë.

Dëmtimet në shtëpinë e familjes Collins ishin kaq të mëdha sa ata u detyruan të largoheshin për në hotel, ndërsa dëmet e shkaktuara nga shqiptari përllogaritet se kapin vlerën e rreth 40 mijë paundëve.

Përveç dënimit me 12 muaj burg, shqiptarit iu ndalua që t’i japë makinës për të paktën 3 vjet dhe t’i nënshtrohet një testi të gjatë pasi të përfundojë ky afat.

Prendaj u shpreh i penduar për çfarë kishte ndodhur dhe i kërkoi ndjesë familjes.