Një shqiptar 50-vjeçar e ka shfryrë gjithë dëshirën për hakmarrje mbi ish-të dashurën shqiptare, me tentativën për ta vrarë, duke i prerë fytin me një grykën e një shisheje.

E çara nga njëri vesh te tjetri i ka rrezikuar seriozisht jetën gruas 40-vjeçare, e cila shpëtoi pas një operacioni të gjatë e të komplikuar, me 50 qepje.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Poveromo dhe në përfundim të hetimeve të shpejta autoritetet italiane kanë arritur të arrestojnë 50-vjeçarin, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, tashmë në pritje të masës së sigurisë.

Viktima dhe agresori kanë qenë të njohur me njëri-tjetrin, në të kaluarën kanë pasur edhe një marrëdhënie që përfundoi kur ai filloi ta shfrytëzonte si prostitutë. Ai i kërkonte vetëm para, deri në momentin që gruaja vendosi t’i jepte fund. 

Xhelozia dhe dëshira për hakmarrje e shtynë në agresionin e mbrëmshëm, çka e çoi pas hekurave me akuzën për vrasje në tentativë.