Policia italiane ka arrestuar një 41-vjeçar, i cili akuzohet për vjedhje të makinave. Sipas mediave italiane, shqiptari vidhte mjete në zonat e Padovës dhe Venecias.

I identifikuar me iniciale R.P., 41-vjeçari shqiptar pasi vidhte automjetet i shiste ato në tregun e zi, kryesisht jashtë Italisë.

Policia kishte arritur që ta kapte edhe më parë shqiptarin, por 41-vjeçari kishte shpëtuar duke u larguar dhe braktisur makinën.

Brenda automjetit, karabinierët gjeten mjetet me të cilat shqiptari kryente vjedhjet.

Pas arrestimit, ai u dërgua në burgun e Padovës.