Shqiptari kapet me 55 kg hashash në Greqi

22/05/2020 - 09:02

Media greke lokale “Makedonia” raporton se në Selanik është arrestuar një 25-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.

I riu nga Shqipëria u kap me gjithsej 55 kilogramë hashash dhe policia greke dyshon se shqiptari është pjesë e bandave të trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi.

Policia, pas informacioneve që kishte marrë në rrugë operative, e arrestoi 25 vjeçarin nga Shqipëria në Evosmos, teksa po ngarkonte në automjetin e tij tre çanta me 51 pako kanabis, që peshonin gjithsej 55 kilogramë e 126 gramë. 

Sic raportohet, ngarkesa dyshohet se ka ardhur nga Shqipëria dhe i riu mund të ishte hallka e fundit e marrjes së lëndës narkotike.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 51-vjeçare nga fshati Skrevan në Urë-Vajgurore është vetëvarur pranë ahurit të bagëtive, pas banesës së saj.

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet se ka përndjekur dhe ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

Katër persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në qytetin e Tiranës për disa akuza të ndryshme.

Gjykata e Korçës ka dhënë sot masën e sigurisë, shtrim i detyrueshëm i përkohshëm në një spital psikiatrik për 20-vjeçarin Paulo Veliku,

Pas më shumë se 2 javësh në arrati, 47-vjeçari Dimitris Apiostis i cili akuzohet për rrëmbimin dhe përdhunimin e një vajze shqiptare në G

Aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur sot paradite rreth orës 09:55 në Fushë Krujë.

Një 20-vjeçare nga fshati Orman i Maliqit u gjet e vetëvarur në banesë nga familjarët, ndërsa dyshohet se vuante nga probleme të shëndeti

Vijon kontrolli masiv në terren për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, vihet në pranga 58-vjeçari në Shijak dhe shpallet në k

Katër persona janë vënë në pranga nga policia e Tepelenës, pasi akuzohen për vjedhjen e një punishteje mermeri.