Policia italiane ka ushtruar kontroll në orët e vona të së premtes në lokalin e një shqiptari, në Via Leoncavallo, në Milano.

Në fillim në lokal ishte vetëm vëllai i pronarit, që nuk kishte dijeni për praninë e armëve. Por pak minuta më vonë kishte mbërritur pronari i lokalit, i cili pranoi se armët ishin të tij dhe e justifikoi veten duke i thënë ka një precedent për marrjen e mallrave të vjedhura në Shqipëri dhe për t’u mbrojtur veten dhe klubin mbante armë. Menjëherë shqiptari 42-vjeçar u vu në pranga.

Policia gjeti dhe sekuestroi në momentin e kontrollit një armë kalibër Tanfoglio 9 x21, e mbështjellë në një qese plastike dhe e futur nën tubat ku rridhte uji i makinës së kafesë. Gjithashtu u gjet një armë tjetër, e cila pas ekspertizës rezultoi se kishte realizuar 7 të shtëna.