Autoritetet morën një alarm të premten pasdite në Parkun KAPAPI në Athinë, kur një 40-vjeçar po shikonte një nënë 46-vjeçare me fëmijën e saj të mitur në një distancë prej më pak se tre metra, duke masturbuar.

Sipas informacioneve, autori me origjinë nga Shqipëria, pasi pa nënën me fëmijën e mitur të ulur në park, u afrua rreth tre metra, hoqi pantallonat dhe filloi të masturbohej dukshëm para tyre.

Gruaja e pafuqishme, e frikësuar, filloi të bërtiste dhe të thërriste për ndihmë, duke e mbajtur fort fëmijën dhe duke i mbuluar sytë.

Shqiptari, duke parë reagimin e nënës filloi të vraponte drejt rrugës “Lakonos”, rreth dyqind metra nga vendi ku ai po masturbonte, ku u ndalua nga fqinjët, shkruan “Protothema”.

Menjëherë pasi qytetarët e zonës e imobilizuan, ata thirrën policinë, ku arrestuan 40-vjeçarin anormal.

Gjatë kontrollit të policisë, atij iu gjet një tabletë, e cila u konfiskua dhe u dërgua në laboratorët e ELAS për të verifikuar pjesëmarrjen e tij në raste të tjera.