Policia greke ka arrestuar një shqiptar të akuzuar për përdhunim. Mediat greke raportojnë se 38-vjeçari përdhunoi gruan e shokut të tij.

Ngjarja ka ndodhur në Agio Panteleimona, dy ditë më parë.

Sikurse raportojnë mediat lokale, shqiptari ka shkuar në banesën e shokut të tij dhe ka qenë gruaja e tij që i hapi derën.

Ai nisi ta dhunonte dhe më pas abuzoi seksualisht me të. 38-vjeçari u arratis dhe u arrestua një ditë më pas.