Një shqiptar është dënuar me 6 vjet e 4 muaj burg nga Gjykata e Apelit në Itali, i akuzuar për sulm seksual. Përveç kësaj, do të duhet të paguajë edhe 20 mijë euro. Më herët, ai ishte dënuar me një vit burg nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Shqiptari është shpallur fajtor pasi ka detyruar ish-partneren e tij të kryejë marrëdhënie seksuale në një hotel luksoz në Trento.

Çifti ishte ndarë për shkak të keqtrajtimit që gruaja kishte pësuar nga shqiptari e për pasojë kishte kërkuar ndihmë. Megjithatë, ata kishin një fëmijë dhe kishin rënë dakord të takoheshin në mënyrë që ai të shihte të birin.

Në një prej këtyre takimeve, shqiptari e ka ndjekur ish-partneren dhe nëpërmjet kërcënimit të një thike e ka detyruar të kryejë marrëdhënie me të. Ajo çka e bën më të rëndë këtë histori, është fakti se çdo gjë është kryer në sy të fëmijës së çiftit, edhe përdhunimi.

Madje në fund, gruaja është detyruar të bëjë edhe pagesën e dhomës së hotelit.

Sipas medieve italiane, gruaja i ka bërë të gjitha këto për të mos shkaktuar traumë te fëmija.