Shqiptari që vrau avokatin tenton të arratiset nga burgu grek, hapi me thikë tavanin

07/08/2020 - 21:54

“Vrasësi i avokatit Michalis Zafeiropoulos , Ibrahim Brahimi, ishte i gatshëm për gjithçka, ndërsa u përpoq të arratisej nga burgu i Korfuzit ku ndodhej”. Kështu shkruhet ne një artikull të CNN në Greqi.  

Punonjësit e burgut e dinin se kishin të bënin me një person shumë të rrezikshëm, që nuk i llogariste jetët njerëzore ndaj dhe mbanin nën mbikqyrje çdo lëvizje të tij. Dje ata kanë vënë re mungesën e tij për disa minuta dhe pavarësisht se i dënuari u kishte thënë që ndodhej në tualet, ata kanë nisur një investigim.

Sikurse tregohet edhe në dokumentet dhe fotot e publikuara nga CNN, ai kishte krijuar një skelë të improvizuar përmes së cilës duke u ngjitur kishte hapur një vrimë me thike në tavanin e qelisë.

Në momentin e zbulimit të tij, Brahimi u hodh në sulm të tyre, duke i goditur me grushte. Vrasësi i avokatit nuk hezitoi që të sulmonte edhe zyrtarët e burgut, që ndërhynë në momentin e arratisjes.

CNN shkruan se Brahimi është një nga kriminelët më të rrezikshëm që u përfshi në vrasjen e avokatit grek.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri, si pasojë e një konflikti.

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Asti, Itali, ku një shqiptar është qëlluar me armë.

Një shtetase britanike është kapur me 21 mijë e 900 paund të padeklaruara në Rinas.

Një makinë ka dalë nga rruga në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë. Sipas policisë, automjeti tip BMW drejtohej nga 19-vjeçarja E.D.

Një shqiptar i arrestuar pak ditë më parë në Itali, i akuzuar për tentativë përdhunimi ndaj një vajzë të re është dënuar.

Policia Kufitare kap dhe vë në pranga një shtetas turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania.

Dy makina janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në Vlorë. Mësohet se dy automjetet ishin në parkim në lagjen “Pavarësia”.

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Kufitare.

Finalizohet operacioni antidrogë “Koordinata” nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë

Policia italiane ka arrestuar të premten një 29-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet per trafik kokaine. Mediat vendase bëjnë me dije se 29-v