Ditën e djeshme rreth mesditës në  Gjermani, është raportuar për një vrasje të dyfishtë. Sipas mediave vendase, sulmi ka ndodhur nga një burrë 43-vjeçar, i cili  ka vrarë me thikë  ish-bashkëshorten e tij 32 vjeçe dhe një burrë tjetër 23-vjeçar, që mediat në Gjermani raportojnë të ketë qenë partneri i ri i viktimës.

Ndërkohë raportohet se autori dhe gruaja 32 vjeçe janë nga Kosova, kurse 23-vjeçari nga Afganistani. Raportohet po ashtu se i dyshuari është dorëzuar te forcat policore menjëherë pas aktit në vend të ngjarjes, pa rezistencë. Në bazë të autopsive që u janë bërë dy viktimave, del se ata kanë pësuar disa plagë të shkaktuara nga thika, e cila është konfiskuar në vend të ngjarjes. Arsyeja e këtij sulmi nuk dihet, por çifti kishte kohë që jetonin të ndarë.

Po ashtu raportohet  se në kohën e sulmit, të ndodhur në një stacion treni, gruaja me vete kishte edhe beben e saj 2 muajshe (vajzë), e cila ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.

“Në veturën e viktimës grua në kohën e krimit ishte një vajzë dy vjeçe. E bija e viktimave u shpëtua nga dëshmitarët. Foshnja u dërgua në spital pa lëndime dhe tani është nën kujdesin e zyrës për mirëqenie. Sipas gjendjes aktuale të hetimit, dyshohet se 23 vjeçari është babai i fëmijës”, shkruan Albinfo.ch.

Në kohën e aktit, afër vendit të ngjarjes ka pasur shumë dëshmitarë, përfshirë edhe një dasmë që po ndodhte aty pari me rreth 20 persona. Trupi i pajetë i gruas mbeti në një parking automjetesh, ndërkaq trupi i burrit mbeti në platformë. “Stacioni është mjaft qendror dhe në kohën e krimit ka pasur shumë persona afër”, ka thënë një zëdhënës i policisë. Mysafirët e dasmës kanë mbetur të tronditur nga ngjarja dhe janë strehuar në ndërtesat e afërta raportojnë mediat gjermane.