Shqiptari u kap me 10 mijë paund drogë në valixhe, dënohet me 8 vite burg

13/01/2021 - 18:41

Një shqiptar është dënuar me tetë vjet e katër muaj burg, pasi akzuohet si furnizuesi i drogës për një bandë me bazë në Glouceste, Angli. Dënimi vjen pas një hetimi te kryer nga Njësia e Krimit të Rëndë dhe të Organizuar (SOCU) e Gloucestershire Constabulary, raportojnë mediet britanike.

Eris Hoti, 33 vjeç, i cili jetonte në Londër, u arrestua në aeroportin e Luton në 18 Gusht 2020, ndërsa po largohej për t’u kthyer në Shqipëri. Ai u gjet me 10,000 paund në valixhen e tij dhe më pas u akuzua për komplot me qëllim furnizimin me kokainë dhe posedim të pasurisë kriminale.

Ai u shpall fajtor për të dy akuzat në një seancë tjeter gjyqësore të mbajtur në tetor. Ata që ishin të përfshirë në grupin e krimit të organizuar për të cilin Hoti furnizonte drogë ishin Andrew Venna dhe Matthew Cornwall nga Gloucester, Granit Nanushi dhe Orsid Cela që të dy ishin nga Londra, Aaron Baker, Daniel Payne, James Daëkins, Paul Reeves dhe Ryan Reese nga Stroud, si dhe Leroy Slater dhe Edward Bell nga Gloucester.

Ata u burgosën për një total të kombinuar prej 69 vitesh në maj 2019 pas një hetimi kompleks. Zëdhënësi i policisë, Daniel New, nga Njësia e Krimit të Rëndë dhe të Organizuar, tha: “Eris Hoti u dënua për pjesën e tij në një grup të organizuar kriminal që vepronte nga Londra. Ai ishte në gjendje të furnizonte sasi të mëdha kokaine për Andrew Venna dhe të tjerët brenda Gloucestershire.”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia ka arrestuar një infermiere të Spitalit Infektiv në Tiranë pasi i ka vjedhur paratë nga portofoli dhe kartën e bankës një pacient

Një person, identiteti i të cilit nuk bëhen me dije, është hedhur nga kati i 7 i një pallati në Elbasan mbrëmjen e djeshme.

Policia ka vënë në pranga një 41-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmje në Vlorë.

Një 27-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri gjatë një atentati në zonën e quajtur Hagia Sophia, në Patra të Greqisë.

Personi që shihni në foto është Edmir Begu, i ekzekutuar me breshëri automatiku mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.

Policia e Vlorës ka gjetur sot një gomone te braktisur në det.

Gjendet një trup i pajetë në një përrua.

Detaje të reja zbulohen për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmë në Durrës ku 32-vjeçari Jetmir Begu, i njohur edhe si Ilir Kuçi, u ekzekut

Një banesë gati është shkrumbuar nga zjarri që ka shpërthyer pasi është lënë ndezur një qiri.