Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është gjetur sot i vetëvarur në paraburgimin e Agiou Nikolaou në Kretë të Greqisë.

Menjëherë është njoftuar ambulanca e cila ka mbërritur për dhënien e ndihmës së shpejtë, por ndërhyrja ka qenë tepër vonë e për pasojë ndërroi jetë.

Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimi për zbardhjen e ngjarjes.