Një shtetas shqiptar është gjetur i vrarë me plumb në kokë në Athinë.

Sipas mediave vendase, viktima është 36 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë me dije.

Trupi i tij i pajetë u gjet në kryqëzimin e rrugëve Makris dhe Parnithos në lagjen Kypseli. 

Shkaqet e kësaj ngjarje nuk dihen, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur krimin e rëndë.