Shqiptarja pa diplomë punonte si dentiste në SHBA, rrezikon 7 vjet burg

17/04/2015 - 13:17

Valbona Yzeiraj

17 prill 2015 - “Bëmat” e shqiptarëve nëpër botë nuk kanë të sosur.

E radhës vjen vjen nga një shqiptare 45-vjeçare, e cila nuk kishte ndjekur kurrë studimet për stomatologji, por e quante veten Dr. Val dhe ushtronte profesionin e dentistes.

Sipas hetimeve nga autoritetet vendase në Bronks, New York, Valbona Yzeiraj ishte menaxherja e laboratorit të dentistit dr. Xhefri Shongold. Kur ky i fundit nuk ndodhej në punë, ajo vishej si dentiste dhe diagnostikonte pacientë të ndryshëm.

Këtë detyrë të paautorizuar ajo e ka ushtruar nga nëntori 2012 deri në gusht të vitit 2013.

Shqiptarja u arrestua të enjten më 16 prill, dhe akuzohet se kishte krijuar edhe klientelën e saj dhe kryente punë me pacientët pa dijeninë e dentistit. Madje, ajo kishte bërë edhe një ofertë të mirë për ata që kishin probleme me dhëmbët dhe kështu u bë shumë popullore në Bronks.

Dyshimet e para lindën kur një pacient pati komplikacione dhe shqetësime lidhur me dhembët, ndërsa disa të tjerë nisën të kishin infeksione orale dhe dhimbje në dhëmballë.

Pas zbulimit, dentisti e shkarkoi nga detyra shqiptaren, ndërsa kjo e fundit thuhet se u përpoq t’i grabiste xhiron e ditës kur iu komunikua shkarkimi.

Tashmë, Yzeiraj përballet me akuza të rënda në gjyq. Nëse ajo shpallet fajtore, rrezikon deri në 7 vjet burg. Por edhe nëse shpallet e pafajshme, ajo do të paguajë 20 mijë dollarë dëme të shkaktuara.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Olsian Hajdari, 27-vjeçari nga fshati Xhyrë e Librazhdit që mbërriti në koma në spital, ndërsa bashkëshortja e tij 19 vjeçe vdiq, pas 48

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Laç-Mamurras ku dy makina janë përplasur dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona.

Një person ka tentuar t'i japë fund jetës me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fshat të Bashkisë Klos.

Pas disa muajsh në arrati është dorëzuar sot njeri prej autorëve të dyshuar për vrasjen e teknikut të kondicionerëve, Indrit Çelaj.

Një makinë është përfshirë nga flakët në Shijak.

Nga incidenti për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.

Të dielën e 8 dhjetorit të këtij viti, Shkodran Bytyqi, doli nga shtëpia e tij në Ferizaj për ta kryer një punë.

Një 24-vjeçar është vënë në pranga pasi Gjykata e Tiranës ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plago

Një person që po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një makinë.

Policia e Shkodrës ka zhvilluar një operacion në orët e mbrëmjes deri sot në mëngjes, të koduar "Klubet e natës".