28/11/2020 - 18:39
Një shqiptare 47 vjeçe vodhi një krem kundër rrudhave në qendrën tregtare “ Il Mirto” në Corso de Stefanis.
Gruaja u pa nga personeli i dyqanit duke u fshehur midis rafteve dhe duke e vendosur produktin në qese, vlera e të cilit është 37 euro.
Gruaja u bllokua ndërsa një patrullë policie mbërriti në vendngjarje. Ajo u raportua për vjedhje të rëndë.
/portali DurresLajm/