Një 31-vjeçare shqiptare është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia italiane pasi dhunonte barbarisht bashkëshortin e saj italian, 45-vjeç. Mësohet se 31-vjeçarja, identiteti i të cilës ende nuk bëhet i ditur, është kapur duke goditur në gjendje të dehur burrin e saj italian.

Kanë qenë karabinierët italianë që ndanë sherrin mes çiftit ndërsa burri nxirrte gjak nga hundët dhe mbeti me plagë të rënda në kokë. Pas ngjarjes burri përfundoi menjëherë në spital dhe më pas e denoncoi gruan në polici. 

Mediat italiane shkruajnë se arsyeja e sherrit, ishte mosdhënia e çelësave të makinës dhe parave të tjera. Historia kishte kohë që vazhdonte, ndërsa gruaja kishte një varësi të theksuar ndaj alkoolit, pavarësisht kurave të mëparshme. Pas ndërhyrjes së policisë italiane, gruaja vullnetarisht braktisi shtëpinë e  burrit.