Shtohen rastet e të moshuarve nga Durrësi që tentojnë t’i japin fund jetës.

Policia informon se më 20 shtator, në banesë është vetëhelmuar me ilaçe, shtetasja A.Sh, 71 vjeçe.

Pasi mori ndihmë mjekësore në spital, ajo u largua për në banesë, ndërsa arsyet që e shtynë drejt këtij veprimi mbeten ende të paqarta.

Vetëm gjatë këtyre tri ditëve të fundit në Durrës, ka pasur edhe dy raste të tjera me protagonistë dy të moshuar që tentojnë të vrasin veten. Njëri prej tyre, një 60-vjeçar vdiq në spital, ndërsa një 71-vjeçar përfundoi në spital në gjendje të rëndë. Të dy zgjodhën të vetëhelmohen me fostoksinë.