Shtohet misteri për vrasjen gjatë gjuetisë/ Zbardhet dëshmia e shokut: Elidonin nuk e vrava unë!

27/11/2020 - 11:51

Zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar për vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulqizë, ku mbeti i vdekur i 22-vjeçari Elidon Basha.

Për ngjarjen u shoqërua në polici, miku i tij Klodian Kola, 27-vjeçari që dyshohet sipas policisë, se e ka vrarë me armë gjahu shokun e tij Elidon Basha, por nga pakujdesia.

“BalkanWeb”raporton se i riu mësohet të ketë hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij para uniformave blu duke pretenduar se viktima mund të jetë qëlluar nga një person i tretë.

Kujtojmë që i riu nga Fushë-Bulqiza u qëllua me armë në shpatull ndërsa është dërguar fillimisht me urgjencë në spitalin Rajonal të Peshkopisë. Për shkak të gjendjes së tij të rënduar ai është nisur drejt Tiranës, ku edhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Shtetit njofton se vijojnë kontrollin në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave anticovid.

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Alban Gurin, shoferin që aksidentoi për vdekje 10 vjeçaren në rrugën “Njazi Meka” në kryeqytet.

Policia ka arrestuar dy persona në sajë të operacionit “Gruda”.

Një 39-vjeçar ra në prangat e policisë së Tiranës, pasi kanosi me armë zjarri një person.

Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku ka pasur rrjedhje gazi në një shkollë dhe 4 nxënës kanë përfunduar në spital.

Policia e Durrësit njofton se ka bërë arrestimin e 27-vjeçarit A.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Afganistan, ku ka ndërruar jetë një ushtar shqiptar që ishte me mision.

Dy shpërthime të fuqishme janë ndjerë në zonën e Lezhës rreth orës 19:40 dhe 19:41 minuta. Raportohet së shpërthimet janë ndjerë në Shëng

Një person humbi jetën mbrëmjen e sotme në mënyrë tragjike në aksin Milot-Thumanë, ndërsa motori me të cilin lëvizte u godit nga një auto

Sanitarja Tire Alldervishi i është drejtuar Gjykatës së Apelit për të kërkuar zbutje të masës së sigurisë.