Ndërron jetë Noemi Preka, vajza 10-vjeçare e familjes Preka, e cila prej të dielës luftonte me vdekjen prej aksidentit të 18 shkurtit.

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar përmes nje statusi në rrjete sociale edhe famulltari i Vepipojës, Dom Marjan Gega.

Me sa duket Zoti te deshti ma shume se sa ne. Ma shume se te qendroje me ne, ndoshta te gjithe jeten e pikellume, ai i Lumi preferoi me te bashku me baben, motren e vllaçkon tand! Pushofsh ne Paqe Noemi!”, shkruan ai.

Vdekja e 10-vjeçares në Urgjencën e Shkodrës çon në katër numrin e viktimave nga familja Preka, ku u shuan babai me dy vajzat dhe djalin.

E vetmja e mbijetuar nga aksidenti tragjik është gruaja e Edmond Prekës, Evisa, gjendja shëndetësore e së cilës është përmirësuar.

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and outdoor