I riu Jurgen Kurti, një emër i njohur për drejtësinë u ekzekutua mbrëmjen e së hënës pranë banesës së tij në zonën e Tiranës së re. Ai u qëllua me 10 plumba pistolete nga një makinë në lëvizje.

Autorët kanë përfituar nga errësira duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Kurti ka marrë 3 plumba që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

26-vjeçari është arrestuar disa herë së pari për vrasjen e babait të tij, por u la i lirë për mungesë provash. Më pas ai u përfshi edhe në një vrasje në Durrës, por edhe këtu u lirua për të njëjtën arsye.

Ambulanca dhe forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Në foto duket trupi i Kurti ende në vendngjarje, para pallatit ku ai banonte.