Si u zbulua droga me vlerë 0.5 mln euro e nisur nga Durrësi nga qeni antidrogë (VIDEO)

21/01/2020 - 19:16

Një 37-vjeçar shqiptar u arrestua dy ditë më parë nga policia italiane menjëherë sapo zbriti nga trageti i linjës Durrës-Ankona, ku iu sekuestruan 16 kg heroinë.

Sipas medieve vendase, lënda narkotike ishte e ndarë në 14 pako dhe ishte fshehur brenda një hapësire metalike poshtë sediljes anësore të pasagjerit të një furgoni (shih videon këtu).

Substanca narkotike u zbulua falë një qeni antidrogë. Ekzaminimi me skaner dhe inspektimi i hetuesve bëri të mundur zbulimin më pas të fundit të dyfishtë dhe drogën brenda.

Substanca narkotike u sekuestrua së bashku me automjetin dhe në 3,775 euro para të gatshme, që besohet se ishin të ardhura nga veprimtaria e paligjshme. Lënda narkotike e cilësisë së pastër do t’i sillte të arrestuarit rreth 500 mijë euro të ardhura.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, pasi kanë kundërshtuar dhe fyer punonjësit policor.

Policia e Tiranës arrestoi një shtetas, i cili kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes për dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.

Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Korçë-Gramsh, në fshatin Çekrez, në përfundim të veprimeve te para

Policia e Shtetit ka publikuar fotot dhe emrat e tre personave të tjerë të kërkuar për vrasje, të cilët janë objekt i punës së Njësisë së

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy të rinj të cilët vodhën me dhunë 1 shtetas të huaj.

Shkatërruan stolat e stadiumit “Air Albania” dhe hodhën sende të forta në fushë gjatë dy ndjeshje të futbollit më datë 21 e 22 shkurt, vi

Në lokal me pistoletë me vete, arrestohet në flagrancë një i ri në Durrës.

Policia rrugore ka vijuar kontrollet gjatë natës së kaluar në disa pika në kryeqytet.

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Çekrez të Gramshit ku dy persona kanë vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosu

Një 37- vjeçar shqiptar është qëlluar me plumb në kokë në rrugën Kerasuntos të lagjes Egaleo në Athinë të Greqisë.