Si votuan gjyqtarët për Dritan Dajtin

11/02/2019 - 10:53

Nuk ka qenë unanim vendimi për të dënuar me 25 vjet heqje lirie Dritan Dajtin. Trupa gjykuese e përbërë nga 5 gjyqtarë të ardhur nga Gjykatat e Apelit në rrethe kanë dhënë vendimin për llogari të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Mes 5 anëtarëve, dy kanë qenë pjesërisht kundër dhe tre kanë qenë në favor të dënimit me 25 vjet heqje lirie, duke pranuar gjykimin e shkurtuar.

Vendimi i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda pak ditë më parë për heqjen e dënimit me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin u dha nga trupa gjykuese që përbëhej nga: Fuat Vjerdha, që është edhe kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër, anëtarët janë: Lindita Hoxha e Aleks Nikolli, gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Shkodër.

Ndërsa pesëshja e gjyqtarëve u plotësua me dy gjyqtarët e tjerë, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, të cilët janë gjyqtarë të Apelit në Vlorë. Sipas vendimit, pro këtij vendimi kanë votuar Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, ndërsa Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha kanë votuar pjesërisht kundër.

Më e qartë në vendim ka qenë gjyqtarja Lindita Hoxha, e cila përveç togfjalëshit pjesërisht dakord, ka bërë dhe shënimin lënien në fuqi të dënimit, për Dritan Dajtin, i cili më herët ka qenë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda 4 dënime me burgim të përjetshëm./abcnews.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident i rëndë ka ndodhur me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Pogradec-Korçë.

Ka ndërruar jetë në spital Shpresa Baka, e cila u qëllua me armë mbrëmjen e së shtunës në Fushë-Krujë.

Pas shoqërimit të 9 punonjësve të Kadastrës Durrës, një ditë më parë në Drejtorinë e Policisë, mësohet se njëri prej të shoqëruarve është

Thyen masën e sigurisë "Arrest shtëpie" dhe më pas konfliktohet për motive të dobëta me shoferin e autobusit të një linje urbani duke e g

Policia ka arrestuar dy persona në Elbasan pasi transportonin lëndën narkotike në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar "Brebulla", për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narko

Një 41-vjeçare në fshatin Pojan të Maliqit i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dolauer Heide, të Gjermanisë, ku një 27-vjeçar shqiptar u gjet i vrarë dhe i groposur në një pyll. 

Drejtuesi i një motoçiklete ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi është përplasur me një makinë të parkuar në rrugë.

Fatos Xheta ka mohuar akuzën e vrasjes së bashkëshortes së tij Safie Xheta.