Pronari dhe kamerieri i një lokali në Elbasan po procedohen penalisht, pasi akuzohen për ushtrim të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, po hetohen në gjendje të lirë shtetasit me inicialet G.H., 32 vjeç, (pronari i lokalit) dhe Xh.Ç., 26 vjeç, ( kamarieri), të dy banues në Elbasan.

Kjo pasi në ambientet e lokalit, shtetasi Xh.Ç., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celuar, me anë të cilit dyshohet se shtetasit e lartëpërmendur ushtronin aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.