Një 32-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Morges të Zvicrës pasi ka plagosur rëndë me thikë bashkëshorten e tij. I riu, pas një grindjeje me bashkëshorten, në gjaknxehtësi e sipër mori thikën dhe i preu fytin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe vetëm falë njoftimit të fqinjëve, gruaja, e cila kishte dalë në shkallët e pallatit ia doli që të shpëtonte.

Sipas mediave vendase, të dy të rinjtë sapo ishin martuar dhe kishin nisur bashkëjetesën së bashku. Aktualisht gruaja gjendet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshorti i saj është arrestuar për tentativë për vrasje.