Policia turke bën të ditur se është identifikuar autori i sulmit kamikaz në qendrën historike të Stambollit. Ai është 27 vjeçari nga Arabia Saudite Nabil el-Fadl. “Ai ka lindur në shtator 1988 në Arabinë Saudite dhe dhe po punojnë për të zbuluar lidhjet e tij me terroristët”, tha policia turke.

Nga sulmi mbeten të vrarë 10 persona dhe 15 të tjerë u plagosën. Pjesa më e madhe e viktimave janë turistë të huaj.