DURRËS, 9 mars 2015 –Drejtoria e policisë së qarkut bën të ditur se të dielën, më 8 mars 2015, gjatë natës, në fshatin Vadardhë të bashkisë së Sukthit u vodhën me thyerje dy biznese të 51-vjeçarit R. H.

Policia thotë se në dyqanin e mishit u “xhapën” 40 kg mish; kurse në bar-kafe u “rruan” 1 arkë me birrë “Stela”, 2 bidonë me raki me nga 30 litra secili, 4 pako me kafe, 1 televizor plazma. Ende nuk janë zbuluar autorët e krimit.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/