Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Sulm brenda xhamisë te Rruga e Kavajës, plagosen me thikë 5 persona

19/04/2021 - 16:31

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Tiranë. Policia bën të ditur se një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas.

Ndërkohë, forcat e policisë kanë ndërhyrë duke neutralizuar autorin e ngjarjes dhe e kanë arrestuar atë.

“Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas.

Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, njofton policia.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shërbimet e Komisariatit të Policisë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr.1, Sarandë, pranë bankomatit të një banke, një shtetas nën

Një aksident është regjistruar në aksin nacional Berat-Skrapar, në fshatin Vërtop.

Një incident ka ndodhur në autostradën Kavajë-Lushnje, ku një autobus me pasagjerë është përfshirë nga flakët.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një çerdhe në kryeqytet, ku një foshnjë ka thyer këmbën.

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit, pasi në banesë iu sekuestrua një armë zjarri automatik, një krehër dhe 7 fishekë.

Alban Vogli, president i klubit të Kastriotit dhe Gazment Vogli, drejtor teknik i tij janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pas trazirave

Një grua ka mbetur e plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi e përdorur për gatim në Tapizë të Krujës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F.K., 29 vjeç, banues në Durrë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në zonën e Porto Romanos është gjetur i mbytur një 56-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz, kanë proceduar penalisht për veprën penale "Mjekim i pakujdesshëm", sht