Sulmohet makina e biznesmenit, autorët i lënë brenda mjetit një shufër hekuri dhe një mesazh në letër

25/01/2021 - 10:26

Makina e një biznesmeni në Shkodër është shkatërruar gjatë natës së kaluar. Mësohet se mjeti tip “Tiguan”, me targë AA 289 OA, me ngjyrë të bardhë, është sulmuar në fshatin Hot i Ri, ku i janë thyer xhamat dhe i janë shkaktuar dëme të tjera.

Sipas BalkanWeb, mjeti është në pronësi të biznesmenit Nikolin Shqau, ndërsa është goditur teksa ndodhej e parkuar përpara derës së shtëpisë së biznesmenit.

Ka qenë sinjali i mjetit, që ka alarmuar biznesmenin, i cili kur ka dalë jashtë, ka parë mjetin e dëmtuar. Ai ka njoftuar menjëherë policinë dhe efektivët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet.

Autorët e kanë goditur mjetin tip Tiguan me një shufër hekuri duke thyer xhamat në pjesën e përparme dhe të pasme të mjetit.

Më pas, shufrën e hekurit e kanë hedhur brenda makinës. Ndërkohë, në anën e djathtë të mjetit, afër pasqyrës autorët kanë lënë edhe një letër të shkruar, teksti i të cilës nuk dihet, por për hetuesit ky është një mesazh ndaj biznesmenit.

Janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarjeje të ndodhur, pasi Nikolin Shqau ka deklaruar se nuk ka konflikte me ndonjë person.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Merr flakë në ecje një fuoristradë tip “Range Rover” në rrugën Fushë-Krujë, pranë Krastës.

Një aksident i rëndë është shënuar këtë të hënë në aksin Fier-Kraps  rreth orës 11:55.

Një 3-vjeçare është aksidentuar nga babai i saj me mjetin tip zetor në oborrin e banesës së tyre.

Apeli ka konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm të dhënë më herët nga Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit për grekun Ethimious Eft

Një 71-vjeçar është gjetur i mbytur në një kanal me ujë në Darëzeze.

Mëngjesin e sotëm është përfshirë në flakë një automjet në Xhafzotaj.

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën e Rinasit ku një 47-vjeçar, i cili ishte duke udhëtuar me motor është përplasur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditen e sotme në Vlorë, ku kanë mbetur të plagosur 4 persona dhe ka humbur jetën një tjetër.

Policia ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së drogave të forta, duke vënë në pranga 2 shtetas.