Policia e Tiranës përmes një njoftimi ka bërë me dije se, është arrestuar agresori i cili paraditen e sotme sulmoi me grushta dhe kërcënoi me thikë trajnerin e Tiranës, Migen Memelli.

Bëhet fjalë për shtetasin Abdyl Çeku, 47 vjeç, banues në Tiranë, i cili është konfliktuar me trajnerin Memelli tek fusha e sportit ” “Skënder Halili”, për shak se djalin e tij nuk e ka përfshirë në lojë ky i fundit.