Policia italiane ka arrestuar ditën e djeshme dy egjiptianë për rrahjen në mënyrë barbare të një shqiptari në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas medieve të vendit fqinjë, policia mundi që përmes kamerave të sigurisë, si dhe ndihmës së shqiptarit të identifikonin dy egjiptianët, të cilët kishin precedentë të mëparshëm penalë.

Shqiptari u dhunua pranë Piazza Duomo në Milano nga disa persona me origjinë nga Afrika Verior, pas një sherri verbal që shqiptari kishte pasur me ta.

Por, të shumtë në numër, ata i janë sulur me shqelma dhe thikë shqiptarit, emrit i të cilit nuk bëhet i ditur, duke e lënë të plagosur.

Dy egjiptianët, të rinj në moshë janë dërguar në burgun San Vittore, ku pritet ndaj tyre të nisë edhe gjyqi për plagosjen e shqiptarit.