Një 60-vjeçar nga Saranda është kapur në pikën kufitare të Kakavijës nga inspektori i ISHSH-së Gjirokastër, teksa kërkonte të kalonte në Greqi me dy persona të tjerë në mjet.

Mësohet se shtetasi S.C., ishte me PCR test pozitiv dhe kërkonte të shkonte në Greqi duke çuar pasagjerët drejt Athinës.

Menjëherë policia e ka shoqëruar atë drejt Sarandës për izolim shtëpiak.

Ndërkohë, ai është gjobitur nga ISHSH Gjirokastër me 700 mijë lekë të rinj.