Një i ri është arrestuar nga blutë e Durrësit, pasi u kap në orët e vona të natës i dehur në qendër të Durrësit.

Nën prangat e Specialistëve të Sektorit të Policisë Rrugore ra shtetasi J. Hamzollari 24 vjeç, banues në Xhavzotaj.

Ai u kap mbrëmë në lagjen nr.1, rreth orës 01:20 duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.