Arrestohet në Durrës një person, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Ditën e djeshme, në rrugën “Dëshmorët”, rreth orës 02:30 shërbimet e Policisë së Rendit kanë konstatuar automjetin tip “Daimler Chrysler”, me drejtues shetasin E. H. 31 vjeç, duke ecur në mënyrë të çrregullt dhe e kanë ndalur për kontroll.

Pasi u verifikua se kishte konsumuar pije alkoolike, ky shetas u shoqërua në komisariat.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë verifikimin me aparat Drager dhe ka rezultuar se shtetasi E. H. kishte konsumuar pije alkolike në masën 0.71 MG/L.

Materialet e para procedurale i kaluan prokurorisë, për veprime të metejshme, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.