Nipi i Dritan Haxholli i cili mbeti i vdekur një ditë më parë në Kavajë në një intervistë për "BalkanWeb" ka akuzar shefin e sigurisë në burgun e Durrësit Bledar Toçi, autori i vrasjes së xhaxhait të tij.

Sipas tij, Dritan Haxholli kishte dy plumba dhe jo një siç është deklaruar nga policia.

"E kemi marrë lajmin nga mediat. Si ka mundësi në një vend të vogël ta marrësh vesh nga mediat. Polici ka ardhur disa herë në banesën e Dritanit. Më bën përshtypje. Si ka mundësi që një polic nuk ndjek procedurat. Në atë orar e ka pasur jashtë orarit të punës. Xhaxhai im ka dy plumba, një në faqe dhe një në kraharor. Kështu që nuk e di sa do dalë e vërteta. Për më tepër që personi ka pasur precedentë. Se në një vend si Shqipëria paragjykohesh. Do ishte mirë të dalë e vërteta. Ata të tre frekuentoheshin, për më tepër që është gjetur dhe drogë. Nëse është kjo policia që vepron në këtë mënyrë unë nuk ndihem i sigurt", deklaroi ai.