Dy drejtues mjetesh janë kapur në flagrancë nga policia në Durrës e në Shijak duke udhëtuar në gjendje të dehur. Njëri prej tyre u arrestua në Shijak, ndërsa për tjetrin që u kap në lagjen nr.17/1, u referuan materialet në Prokurori.

Të dyja rastet janë regjistruar të dielën më datë 22 prill.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

1. Më datë 22.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Z., vjeç 24, banues në Shijak, pasi në “Bulevardin e Dëshmorëve”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.

2. Më datë 22.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasin E.D, vjeç 34, pasi në lagjen nr 17/1, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Pezho”. Neni 291 i Kodit Penal.