Të dënuar për drogë, 2 shqiptarët kapen në Itali

22/08/2019 - 16:26

Karabinierët në Piemonte, gjatë kontrolleve të tyre të shpeshta kanë mundur të ndalojnë 2 shqiptarë, të cilët ishin dënuar për trafik droge e krime të tjera.

Kontrollet janë bërë gjatë muajit gusht, duke qenë një muaj që përkon edhe me sezonin turistik veror, shkruajnë mediat në vendin fqinj. Policia kreu kontrolle në orët e vona të natës në Saluzzo, ku janë ndaluar edhe shqiptarët.

Njëri prej shqiptarëve të ndaluar, 35 vjeç pa një vendbanim fiks u ndalua, pasi ishte dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë me 1 vit e shtatë muaj burg për çështje të drogës.

Ndërsa, edhe një tjetër shqiptar u ndalua në Costigliole dhe u çua në paraburgim po për trafik droge. Ky i fundit ishte dënuar me 2 vjet heqje lirie.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ditë më parë, policia italiane ka sekuestruar 10 kilogramë e gjysmë kokainë, vlera e së cilës nëse do dilte në treg përllogaritej në

Policia italiane ka arrestuar një 36-vjeçar shqiptar që u përfshi në një aksident rrugor në Verona.  36-vjeçari, identiteti i të cilit nu

Policia ka sekuestruar 106 890 euro dhe 102 dollarë ndërsa ka proceduar penalisht shtetasin francez i cili nuk i ka deklaruar në pikën ku

Dy vëllezër dhe shoku i tyre janë arrestuar në Korçë pasi gjatë një sherri në nëntor të vitit të kaluar kishin shtënë me armë në ajër.

Një sasi prej 800 kg marijuanë është kapur në afërsi të Pikës Doganoret të Qafë-Botës në Sarandë.

Policia e Durrësit godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje. 

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një banesë në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit.

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, pasi kanë kundërshtuar dhe fyer punonjësit policor.

Policia e Tiranës arrestoi një shtetas, i cili kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes për dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.

Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Korçë-Gramsh, në fshatin Çekrez, në përfundim të veprimeve te para