Duke postuar fotot e personave që kanë parkuar në mënyrë të gabuar, Policia e Tiranës ka një mesazh të prerë për të gjithë drejtuesit e mjeteve.

"Të duket vetja i rëndësishëm apo i“paprekshëm”, që parkon duke mos respektuar sinjalistikën rrugore?

Të jeni të qartë dhe të ndërgjegjshëm se mjafton një denoncim në aplikacionin “Komisariati Dixhital” dhe Policia e Shtetit është aty për të ndëshkuar shkelësit!", thuhet në njoftimin e postuar në Facebook.