Ndërsa kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, katër persona nga Durrësi kanë bërë “të fortët” me policinë, duke kundërshtuar shoqërimin e tyre në komisarit.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Durrës, në lagjen nr.15.

Shtetasit Sh.M. 32 vjeç, G.B. 36 vjeç, K.K. 47 vjeç dhe P.Ll. 33 vjeç, të gjithë banues në zonën e Spitallës, kanë kundërshtuar me forcë shoqërimin e tyre në polici, duke u treguar madje agresiv me efektivët e rendit që po kryenin detyrën.

Duket se më “i forti” mes të katërve ka qenë shtetasi Sh.M., i cili edhe është arrestuar në flagrancë. Ndërkohë për të tjerët ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Mbi të katërt rëndon e njëjta akuzë; “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit”.