Trembëdhjetë herë është dëbuar nga Italia me një fluturim të paguar nga shteti dhe po kaq shumë herë u rikthye fshehurazi.

Një shqiptar u arrestua për të dytën herë, dy ditë më parë në Reggio Emilia, ku banon partnerja e tij, pavarësisht se i ishte ndaluar hyrja në territorin italian për shkak të akuzave për vjedhje dhe krime të tjera të kryera gjatë viteve.

“Corriere” shkruan se Emiljano Fejzo, 36 vjeç, ka mbledhur deri më tani 13 arrestime për shkeljen e detyrimeve ligjore që nga viti 2005 dhe dëbimet e detyruara me avion nuk kanë funksionuar deri më tani.

Udhëtimi i fundit

Riatdhesimi i fundit daton më 23 maj. Pas kryerjes së një dënimi tetë mujor, Fejzo mori fluturimi nga aeroporti i Malpensas për në Tiranë me biletën e paguar nga shteti italian. Ai u arrestua në Sant’Ilario (Reggio Emilia) ku banon partnerja e tij me kombësi ukrainase. Të gjitha dëbimet duket se kanë qenë të padobishme.

Shqiptari u “peshkua” përsëri nga policia në Sant ‘Ilario ku u arrestua për herë të 13-të për hyrje të paligjshme në Itali. Aktualisht, ai është në arrest shtëpie në pritje të dëbimit të radhës.

“Të gjithë më njohin”

Por si është e mundur që Fejzo të arrijë të shkelë kufijtë aq lehtë, pavarësisht nga precedentët që rëndojnë mbi të?

“Të gjithë më njohin në portin e Durrësit, gjithmonë gjej një mënyrë për të hyrë në një anije të fshehtë“, tha ai për mediat lokale, raporton "Panorama".

“Corriere” shkruan se është gjithashtu shqetësuese se si ai ka hyrë në Itali dhe është zhvendosur në zonën ku jeton pa shumë probleme që nga dëbimi i parë në vitin 2005.