Të hetuar për trafik droge, pastrim parash e tregti makinash, sekuestrohet pasuria prej 5 mln € e dy vëllezërve

21/01/2021 - 11:38

Finalizohet në Tiranë operacioni "Vëllazëria", i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave & Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Mësohet se forcat blu kanë sekuestruar pasuri që arrijnë vlerën 5 milionë euro, në ngarkim të dy vëllezërve Sokol dhe Elson Markut, me precedent penal në fushën e narkotikëve.

NJOFTIMI I PLOTË

Në vijim të punës gjurmuese për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë, në vitin 2019, kishin dërguar materialet paraprake hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Në zbatim të këtij procedimi, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirorganizuar u finalizua operacioni policor i koduar "Vëllazëria", në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të prokurorit për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të shtetasve:

S. M. dhe E. M. (vëllezër), me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Gjithashtu, nga të dhënat e marra dyshohet se dy vëllezërit merren dhe me trafikim të lëndëve narkotike në Itali.

Gjatë operacionit u vendos sekuestro për 18 automjete, 3 njësi sipërfaqe toke, 2 apartamente, 2 ndërtesa banimi, 2 ambiente bar-kafeje, 1 ndërtesë trekatëshe, me një vlerë të përafërt rreth 5 milion euro, disa prej tyre të përfituara nga dhënia e parave me fajde (konkretisht një bar-kafe, një vilë trekatëshe dhe 18 automjete Porsche, BMW, Mercedes dhe Audi), ndërsa pjesa tjetër e pasurive dyshohet se është përfituar nga aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që këta shtetas dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zyra e OSHEE në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë ka rënë pre e grabitësve.

Policia e Durrësit njofton se ka arrestuar drejtuesin e mjetit që aksidentoi për vdekje këmbësorin e moshuar.

Një person dyshohet se është mbytur në akuariumin e portit të Durrësit.

Pamjet që vijnë nga vendngjarja e aksidentit tragjik të regjistruar rreth orës 14.55, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të F

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur mesditen e sotme në Durrës.

Humb jetën një punonjës në punimet për aeroportin e Kukësit.

Një aksident është regjistruar në Shkozë ditën e sotme, ku janë përplasur dy motorë.

Në vijim të ngjarjes së ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku humbi jetën në një galeri kromi shtetasi Fiqiri Karaj, arrestohet në flagrancë

Të tjera detaje mësohen për ngjarjen e rëndë të ndodhur pak më parë në Tiranë ku një person humbi jetën si pasojë e një atentati mafioz.

Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi është vrarë me armë zjarri silenciator. Ngjarja ndodhi pak më parë te "Rruga e Elbasani