“Të lutem më lër të qetë nuk mban më ujë pilafi”. Këto janë fjalët e imamit të Rrugës së Kavajës, në Tiranë, Ahmet Kalaja pasi një qytetare e bezdiste tashmë prej tre vitesh.

Kalaja tregon se gruaja e bezdiste vazhdimisht në telefon, pavarësisht se ky i fundit i kishte thënë se ishte Imam.

Por kur ka parë që gruaja me inicialet R.V ka vazhduar t’i shkruajë ngado, imami i është drejtuar policisë dhe e ka kallëzuar.

"Top Channel" raporton se imami i është drejtuar komisariatit numër 3 dhe ka denoncuar pas reagimit të 41-vjeçares e cila e ka kërcënuar duke i thënë se kjo gjë do t’i kushtonte kokën.

Imami thotë në kallëzim se nuk e njeh gruan që i shkruan dhe se ja ka bllokuar të gjitha numrat, por ajo më pas i ka shkruar në Messenger.