Të shpallur në kërkim për "Pengmarrje", "Plagosje" dhe "Përndjekje", policia arreston 4 të rinj

16/07/2019 - 17:32

Efektivët e policisë së Tiranës kanë vënë në pranga 4 persona të shpallur në kërkim pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Kështu janë prangosur shtetasit F. M., 35 vjeç dhe S. M., 19 vjeç, banues në Tiranë, të akuzuar për pengmarrje.

Ndërsa dy personat e tjerë të arrestuar A. Ll., 24 vjeç, banues ne Tiranë shtetasit A. K, 36 vjeç, banues në Laç, akuzohet repektivisht për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Përndjekje”.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Nr. 2, Tiranë

Gjatë orëve të fundit, kapen dy persona në kërkim për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim. Gjithashtu arrestohen edhe dy shtetas të tjerë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje“ dhe “Përndjekja”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 2, u bë e mundur kapja e personave F. M., 35 vjeç dhe S. M., 19 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas ishin shpallur në kërkim nga ana e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 12.03.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim. Shtetasit F. M., dhe S. M, iu dorëzuan Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Po nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, i shtetasit A. Ll., 24 vjeç, banues ne Tiranë, person me precedent kriminal në fushën e narkotikëve. Arrestimi i tij u bë pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha” Tiranë, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta në kokë dhe trup, shtetasin M. T., 64 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K, 36 vjeç, banues në Laç.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor dhe është kapur në rrugën “Myslym Shyri”, nga ana e Seksionit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2.
Shtetasi A. K., ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish të dashurën e tij dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj për mos u larguar, por kjo shtetase ka bërë kallëzim në Polici.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Përndjekja”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 55-vjeçar ka gjetur vdekjen pas një aksidenti rrugor në Farkë të Vogël.

Një 68-vjeçare ka humbur jetën Zharrëz në Fier.

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur procesin gjyqësor ndaj shtetasit, Apostol Kosta, i cili dy vite më parë ekzekutoi me armë kushërinjtë

Një banesë është përfshirë nga flakët tek ish-rajoni i Policisë në Durrës.

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte te Rruga e Durrësit në Tiranë.

Mediat britanike raportojnë se dy shqiptarë janë dënuar me burg pasi në shtëpinë e tyre policia zbuloi 100 bimë kanabis sativa.

Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës në oborrin e një banesë në rrugën “Mujo Ulqinaku” në Kamëz.

Një 46-vjeçar është shpëtuar nga policia, i cili në gjendje të rënduar psikologjike është mbyllur brenda në banesë duke i vënë zjarrin kë

Një 19 vjeçar nga Elbasani humbi jetën mëngjesin e sotëm në Kremona pasi u përplas nga një furgon, ndërsa po shkonte me motorrin e tij në