Dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë pasditen e sotme në Peqin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Përparim.

Burimet e para nga vendngjarja thonë se njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.