Policia e Durrësit shpjegon dinamikën e të shtënave me armë zjarri, të regjistruara pasditen e sotme. Sipas policisë, 53-vjeçari A.J. ka njoftuar forcat e rendit, pasi automjeti i tij, i parkuar pranë një lokali kishte dëmtime të shkaktuara nga armë zjarri.

Policia konfirmon se ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Operatori i DurrësLajm sjell pamje filmike nga vendngjarja, ku duken forca të shumta policore dhe grupi hetimor që kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë veprimet proceduriale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.04.2019, rreth orës 17:05, në lagjen nr 17 Durrës, shtetasi A.J.,53 vjeç, ka njoftuar Policinë pasi  ka konstatuar në automjetin e tij të parkuar në afërsi të një lokali, disa dëmtime të cilat ngjasojnë me ato të shkaktuara  nga armë  zjarri.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake dyshohet se këto dëmtime mund të jenë shkaktuar me armë zjarri.

Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.