Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar tri ditë më parë në Arapaj të Durrësit.

Autor është një 75-vjeçar me iniciale T.M, i cili sipas policisë, ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të banesës së shtetasit A.M., vjeç 61.

Motivet që e shtynë të moshuarin të shtinte me armë nuk bëhen të ditura.

Policia njofton se ka bllokuar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut, çifte, që ishte me leje.

Ndërkohë për 75-vjeçarin u referuan ditën e hënë materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.